Ashtu siç kryeministri Edi Rama e pati paralajmëruar më herët gjatë një komunikimi publik, ka filluar të zbatohet në terren shpërndarja e formularëve të “Këshillimit Kombëtar”.
Kjo është një ide e sjellë nga kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh ka vazhduar të postojë në rrjetine tij social, pyetje që i përmban formulari i “Këshillimit Kombëtar”. Ditën e sotme Rama postoi pyetjen e gjashtë që lidhej me dilemën nëse duhet të legalizohej “kanabis” për qëllime mjekësore apo jo.
Pritet të shihet sesa sukses do ketë një nismë e tillë që ndërmerret për herë të parë
