Home News Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika...

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

199
0

Hajdutët kanë vjedhur mëngjesin e ditës së djeshme makinën e ministrit të Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu.

Fatmirësisht makina bashkë me hajdutin janë kapur në pikën kufitare me Shqipërinë atë të Morinës.

Mediat në Kosovë raportojnë se ka qenë vetë shoferi i ministrit Aliu, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës në mëngjes në polici.

Pas ngritjes së pikave të kontrollit është konstatuar më pas ndaluar mjeti bashkë me personin që e kishte grabitur në pikën kufitare të Morinës.