Home Menyre Jetese Humoristet nga “pabuksa” në pronarë milionash

Humoristet nga “pabuksa” në pronarë milionash

113
0

Nuk janë mbushur as dy vjet që nga koha kur aktori i mirënjohur, Luftar Paja u shfaq në të gjitha ekranet shqiptare duke u ankuar se pensioni nuk i dilte as të blinte ilaçet.

Por… TADA!
Ndoshta para dy vjetësh e as sot, Luftar Paja mund mos ketë para të blejë ilaçet, ama i biri është milioner. Dhe jo një milioner dosido, por një investitor strategjik. Nga ata që edhe vetë Qeveria u shtrihet ndër këmbë, u hap dyert, u fal pasuri e toka të lakmuara në bregdet e u thotë “bujrum e ju paçim sa malet”.

Meqë jemi në këtë lëmë, po Bes Kallakun kur e keni parë për herë të fundit? Me siguri ia keni parë fytyrën në ndonjë cep videoje të postuar nga e shoqja, bukuroshja Xhensilë, në ndonjë resort luksoz andej nga Karaibet. Zor të kapet edhe Besi sepse ose është pas Xhensilës duke i paguar klipet në Paris, Honolulu apo Bali, ose është duke u marrë me biznes.

Po Besi nga i gjeti paratë për ti lejuar vetes jetën e luksit që bën?

Për momentin Besi dhe Xhensila shijojnë drekat e darkat e Ilir Metës dhe luajnë…letra.

Me karta luan edhe Ermal Mamaqi, por të paktën mundohet t’i justifikojë disi. Burri i dashur i Amit ka me qejf oratorinë dhe i jep gojës nëpër ato mitingjet që të japin shpresë dhe optimizëm për jetën, për pjesëmarrjen në të cilat Ermali deklaron se njerëzit paguajnë nga 250 euro.

250 euro për të dëgjuar Ermalin! Zoti na ruajttë!

Përveç gruas, Ermali përdor edhe vëllanë, Ermirin. Ky i fundit “shquhet” si konsulent marketingu online. Term i vështirë për tu kuptuar me të parën, por këta Gaztorët janë shumë të lezetshëm. Ermali pra, është nga ata që me marifetet e veta magjike ti çon ndjekësit e rrjeteve sociale në qiell. Nëse ke 10 ndjekës, Ermiri dhe Ermali t’i bëjnë 10 mijë ose 10 milionë. Sa më shumë të paguash, aq më shumë ndjekës, pra “like”, ke.

Këta Gaztorët e Oborrit që, a m’i do për humor, a m’i do për punë, a m’i do për miliona.

Të gjitha i bëjnë /Pamfleti