Situata meteorologjike ditët e ardhshme parashikohet e veçantë pasi në të gjithë rajonin do zbresin masat e ftohta e të acarta polare të cilat do sjellin rënie të temperaturave.
Ditën e premte do ketë fillimisht mot të vranët me reshje shiu e dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje doë jenë të dendura. Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në te gjithë vendin.
Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturve te uleta. Ngricat e forta do jenë të pranishme gjatë fundjavës deri në mesjavë dhe në zonat malore këto parashikohen gjatë gjithë 24 orëshit.