Home Menyre Jetese LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist

395
0

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka nderruar jete dje, më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.

“Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhshme,pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.

Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë!