Home News Metereologja jep lajmin e mire ja pritet te permiresohet moti

Metereologja jep lajmin e mire ja pritet te permiresohet moti

182
0


Meteorologia Lajda Porja në një intervistë për Report Tv, tha se pritet që të ketë reshje shiu deri të dielën, ndërsa do ketë një përmirësim të motit gjatë ditës së hënë dhe të martë, ndërsa të mërkurën pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Nesër, kryeqyteti do jetë nën ndikimin e rrebesheve. Sa i përket erës, meteorologia tha se sot do ketë një rënie të intensitetit të erës.

Duke filluar nga nesër do ketë rënie graduale të erës. Tirana nesër në mëngjes do jetë e shoqëruar me rrebeshe.

Pjesa e parë e muajit prill është parashikuar se do ketë reshje. Java tjetër do risjellë rritje të temperaturave dhe reshje.’- tha Porja.