Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ashpërson tonet dhe k.ërcënon kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Reagimi i ashpër vjen një ditë pasi Celibashi deklaroi se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, në përputhje me ligjin.
Në reagim thuhet se Rama dhe Basha do të kenë “fundin e një diktatori të urryer të kombit shqiptar”.
Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik.
Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike