Home Shije Pulë pikante me salcë limoni

Pulë pikante me salcë limoni

165
0

Përbërësit:

  • 6 copa pule (trashkofsha)
  • 2 speca të kuq djegës
  • ½ qepe
  • 1 limon
  • vaj ulliri e.v
  • kripë
  • piper
  • sherebelë

Përgatitja:

  • Lani copat e pulës në ujë të rrjedhshëm dhe vendosini në një tas. Shtrydhni mbi to gjysmë limoni, mbulojini me ujë dhe lërini ashtu për gjysmë ore.
  • Ndani një spec të kuq në 6 shirita dhe prisni qepën në copa të holla dhe uniform.
  • Me anë të një thike, ngrijeni pak lëkurën e copave dhe vendosni nën të një copë spec, një fetë qepë dhe një gjethe sherebelë.
  • Mbyllini prapë, hidhuni kripë, piper dhe vendosini në një tepsi.
  • Përgatisni një salcë me gjysmën e limonit dhe pak vaj ulliri duke i përzier fort në një enë.
  • Më tej prisni specin e kuq tjetër dhe shtojani salcës.
  • Spërkasni pulën me këtë salcë, nxehni furrën në 180 gradë dhe më pas vendosni tepsinë në furrë.
  • Lërini të piqen gati një orë, në varësi të madhësisë së copave, duke i kthyer nga ana tjetër në mes të gatimit.
  • Shërbejini të nxehta.