Home Menyre Jetese Sizmologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm: Kjo do të jetë koha...

Sizmologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm: Kjo do të jetë koha e tërmeteve! Ja çfarë e pret Shqipërinë

168
0

Mbrëmjen e djeshme lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në Greqi u ndjenë edhe në në Tiranë, Elbasan, Berat, Pogradec dhe Korçë.

Për ish-drejtorin e Institutit të Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj kjo lëkundje nuk është për tu shqetësuar.


“Duhet të kuptosh një gjë, që ndërtesat e larta e ndjejnë më shumë lëkundjen. Nuk është se përbën problem një tërmet që bie kaq larg nesh. Varet nga distanca. Tani është periudha e çlirimit të energjisë.

Tani është periudha që çlirohet energjia. Kjo periudhë, 15 ose 20 vjet do ketë tërmete të tillë, sa do ketë nuk e themi dot. Kjo është periudha e alternimit, ku çlirohet energjia dhe më pas akumulohet sërish. Nuk janë problem për tu shqetësuar”, tha ai për Dritare.net.